Leksikografí

  • Shehu H
N/ACitations
Citations of this article
27Readers
Mendeley users who have this article in their library.

Abstract

Ka togfjalësha (në metagjuhën leksikografike: thënie) – emër + emër ose emër + mbiemër me bashkëlidhje: kuptim i drejtpërdrejtë + kuptim i drejtpërdrejtë (boshti i qerres) ose kuptim i drejtpërdrejtë + kuptim i prejardhur (boshti i Tokës). Tek togfjalëshi i dytë, bosht është rikuptimësuar (në astronomi është “vijë e përfytyruar që bashkon dy polet e Tokës, duke kaluar përmes qendrës së saj”). Në të dyja rastet, kuptimet e togfjalëshave dalin nga shuma e kuptimeve të fjalëve përkatëse. Në të dyja rastet, shkalla e bashkëlidhjes është thuajse njëlloj. Njëfarë dallimi është te numri i bashkëlidhjeve: Emri me kuptim të prejardhur (boshti / i Tokës) është zakonisht i kufizuar në bashkëlidhje me emra të tjerë të një fare (ndoshta + vetëm planet: boshti i planetit). Leksikisht, të dy togfjalëshat janë të ndashëm1, por kuptimisht janë të përbashkuar (sepse shënojnë – secili në të veten sendin a dukurinë e caktuar).

Cite

CITATION STYLE

APA

Shehu, H. (2023). Leksikografí. Studime Filologjike, (3–4), 157–164. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3044

Register to see more suggestions

Mendeley helps you to discover research relevant for your work.

Already have an account?

Save time finding and organizing research with Mendeley

Sign up for free